Veturat e KFOR-it shihen te vendi i njohur si Tre Rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.
Barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në Rudarë, Zveçan.
Qytetarët serbë janë mbledhur në Rudarë, në anën tjetër të rrugës së bllokuar. 11 dhjetor 2022.
KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar vazhdimisht situatën në veri.
Gjatë natës së 10 dhjetorit është raportuar për sulme mbi patrullat vëzhguese të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Mitrovica e Veriut, mëngjesin e 11 dhjetorit.
Policia e Kosovës vazhdon prezencën e shtuar në lagjet e përziera etnikisht, si Mahalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Mahalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Rruga që të çon në Rudarë, komuna e Zveçanit.
Më 10 dhjetor në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb, ku vendosën barrikada. 11 dhjetor 2022.
Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, duke e konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë.
Qytetarët serbë janë mbledhur në Rudarë, në anën tjetër të rrugës së bllokuar. 11 dhjetor 2022.