Gati gjysmë shekulli në skenë: “Flauti më bëri kjo që jam”
Your browser doesn’t support HTML5
Flautistja kosovare, Venera Mehmetagaj-Kajtazi, tash e 48 vjet është në skenën e muzikës klasike. Ajo është flautistja e parë e Orkestrës Simfonike në Kosovë, e cila që nga mosha 14 vjeçe, nisi të shkelë skenat vendore dhe botërore. “Besoj që edhe pak do të jap kontributin tim... dhe do t’ua lë të rinjve”, thotë Mehmetagaj-Kajtazi, teksa rrëfen për Radion Evropa e Lirë rrugëtimin e saj prej gati gjysmë shekulli.