Ushtarë të lënduar të KFOR-it në Zveçan

Pjesëtarë të KFOR-it duke bartur një ushtar të lënduar.
Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për t'i shpërndarë protestuesit në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

 

Protestuesit kanë gjuajtur gjësende të forta dhe kokteje molotovi.në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it. Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë dëgjoheshin edhe sirena dhe shpërthime.
 

Bartja e një ushtari të lënduar gjatë operacionit të intervenimit me ç'rast u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.
 

Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e intervenimit të KFOR-it për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan, ku shihen disa të lënduar.

Ndaj dhunës të së hënës në veri ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Ajo ka thënë se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale”, të cilët kanë sulmuar Policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në tri komuna në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

 

Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Pamje nga Zveçani disa orë pas intervenimit.

Automjete të KFOR-it në rrugët e Zveçanit në orët e mbrëmjes së 29 majit. 

Pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë protestës së serbëve. 

Momenti i shpërthimit të dhunës në Zveçan.

Në mesin e protestuesve janë parë njerëz me maska në fytyrë.

Simboli i luftës së Rusisë në Ukrainë, Z, i shkruar në një veturë nga protestuesit serbë në Zveçan 

Shkrimet e simboleve nacionaliste serbe në një autoblindë të Policisë së Kosovës. 

Pamje para objektit të Komunës së Zveçanit gjatë ditës. 

Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Kameramani i Radios Evropa e Lirë, i ka parë disa prej tyre. Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.