Presidentja e KE-së e shqetësuar për situatën në veri
Your browser doesn’t support HTML5
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi më 29 shtator në Prishtinë se është e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga Serbia. Ajo tha se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia po merr donacione nga BE-ja e po armatoset nga Rusia e Kina.