Ukraina dhe aleatët e NATO-s takohen si "të barabartë"

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu bashkua udhëheqësve të NATO-s në mbledhjen e parë të Këshillit të ri NATO-Ukrainë, që u mbajt në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Vilnius. Ky format u krijua me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis dy palëve. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Ukraina, në këtë këshill, do të jetë e barabartë me anëtarët e NATO-s. “Mezi pres ditën kur do të takohemi si aleatë”, tha ai.