Trepça, pjesë e dialogut Kosovë-Serbi?
Your browser doesn’t support HTML5
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq ka nxitur reagime pasi kur është pyetur për pasojat që mund të ketë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Kosovës, ajo ka theksuar se “të gjitha çështjet ndërmjet dy palëve duhet të zgjidhen përmes finalizimit të dialogut”. Ajo më vonë ka qartësuar deklaratat e bëra, mirëpo diskutimet në Kosovë kanë vazhduar.