Pa mjete pune në minierën e Trepçës

Minatorë në horizontin e dhjetë të Minierës se Stantërgut, Mitrovicë e Jugut.

Tre minatorë në grevë në një nga objektet minierës së Stantërgut. Ata kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune. 

Minatorë duke pushuar në minierën e Stantërgut, 25 tetor 2023.

Minatorët vazhdimisht duhet të kenë me vete llambën ndriçuese dhe helmetën mbrojtëse.

Minatorë duke pushuar në një nga hapësirat e ndara në horizontin e dhjetë të minierës. 

Alban Ferati në vendin e tij të punës, panë makinërisë së vjetruar për eksploatim të xehes.

Trepça dikur ka qenë motor i ekonomisë së Kosovës dhe më gjerë.

Rënia e prodhimit në Trepçë ka nisur në vitet ’90 kur regjimi i atëhershëm i Serbisë vendosi masa të dhunshme në Kosovë. 

Vjetërsia mbi 50 vjet e pajisjeve për eksploatim të xehes dhe mungesa e mirëmbajtjes janë shndërruar në probleme të vazhdueshme për minatorët, të cilët kërkojnë kushte më të mira të punës.

Xehetar në horizontin e 10-të të minierës i fotografuar më 25 tetor 2023, ditën kur ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi minatorët në këtë horizont, që gjendet rreth 750 metra nën tokë.   

Minatorët i kanë thënë REL-it, se në shumicën e rasteve u duhet t'i sigurojnë vetë edhe pajisjet mbrojtëse në punë, siç janë çizmet.

Një shigjetë në hapësirën brenda minierës tregon drejtimin ku ajri është më i freskët.

Sipas të dhënave zyrtare, nga minierat e Trepçës nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, nxirreshin rreth 600 mijë tonë xehe në vit.

Aktualisht, kapacitetet prodhuese janë më pak se 200 mijë tonë xehe në vit.

Punishte në horizontin e 10-të të minierës së Stantërgut.

Një pjesë e makinerive janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve.

Disa mjete të vjetruara të punës.

Uniformat e punës të minatorëve duke u tharë.

Në këtë hapësirë minatorët vendosin rrobat e tyre para se të fillojnë punën 

Disa nga objektet e minierës se flotacionit Stantërg.