Tensionet mes partnerëve të koalicionit qeverisës po bllokojnë zbardhje e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit, theksojnë njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut. Ata komentojnë mosmarrëveshjes mes partnerëve të koalicionit, lidhur me mosheqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski, i cili akuzohet për ngjarjet në Kuvend.
Përplasjet mes partnerëve të koalicionit qeverisës, partisë shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lidhjes Social Demokrate (LSDM), e cila drejtohet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë për bazë bllokimin e seancës gjatë fundjavës kur duhej të votohej heqja e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovskit.
Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Veljanovski gjykohet me akuzën për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit, në kohën kur drejtonte seancën konstituive.
SHIKONI EDHE: Gruevski e Veljanovski dyshohen si organizatorë të dhunës në KuvendKryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi fajin e ka adresuar në llogari të deputetit socialdemokrat, Muhamed Zekiri, pasi siç është shprehur Xhaferi, është detyruar të ndërprerje seancën për shkak të sjelljes së pahijshme të deputetit Zekiri.
Kryeparlamentari Xhaferi ka qenë i vendosur në qëndrimin e tyre, duke u shprehur se në asnjë mënyrë nuk është shkelur qëllimshëm afati për të votuar lidhur me heqjen apo jo të imunitetit për Veljanovskin.
SHIKONI EDHE: Veljanovski i shpëton paraburgimit, Kuvendi nuk i heq imunitetinNdërkohë, deputetët e LSDM-së kanë akuzuar BDI-në për një koalicion të fshehtë me VMRO-në, për siç janë shprehur, “për të mbrojtur krimin”.
Gjatë të martës, lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se nuk ka përplasje të pazgjidhshme, por vetëm mosmarrëveshje për një çështje që pritet të zgjidhet.
Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë për Radion Evropa e Lirë thotë është bërë e zakonshme që para proceseve zgjedhore të ashpërsohen raportet mes partnerëve të koalicionit qeverisës.
Ai në këtë kontekst e sheh dhe zënkën e fundit mes BDI-së dhe LSDM-së.
“Ne si shoqëri jemi mësuar që çdo herë kur ka zgjedhje, para mbajtjes së tyre të kemi në një formë të caktuar situata tensionuese mes partnerëve të koalicionit. Tani se ky tension a është mes partive politike apo bëhet fjalë për animozitet personal është çështje që do ta zbardhë koha”, thotë Musliu.
Por, Nikolla Dujovski profesor universitar,thotë se partitë politike arrijnë të bëjnë koalicione nga më absurdet, përmes kombinacioneve pothuajse të pamundura, për siç thotë ai, kur është në pyetje pengimi i drejtësisë dhe shtetit ligjor.
“Të gjithë politikanët, të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë marrë pjesë në këtë proces për marrjen e mandatit të deputetit Trajko Veljanovski, i cili gjatë ngjarjeve të dhunshme më 27 prill ka drejtuar seancën parlamentare, do të thosha janë politikanë që janë bashkuar kundër drejtësisë. Dhe për këtë duhet të vetëdijesohen si deputetët e Lidhjes Social Demokrate, ashtu dhe ata të Bashkimit Demokratik për Integrim”, thotë Dujovski, duke shtuar se edhe më banale është paraqitja e politikaneve nga të dy taborët që synojnë të bindin opinionin se ata nuk janë fajtorë, por fajtorë janë deputetët e palës tjetër, ndërkohë që vazhdojnë të bashkëqeverisin.
SHIKONI EDHE: LSDM-ja e papërcaktuar rreth zgjedhjeve të parakohshmeDujovski thotë se instalimi i politikave të ndëshkueshmërisë do t’i faturohet më së shumti BDI-së, megjithëse kosto do të duhet të paguajnë dhe socialdemokratët.
Ndërkaq, Albert Musliu thotë se nëse nuk arrihet të menaxhohet konflikti mes partnerëve të koalicionit qeverisës, atëherë menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale, vendi mund të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Njohësit e çështjeve politike thonë se akuzat dhe kundërakuzat për mosmarrjen e imunitetit të deputetit Veljanovski, shpërfaqin mundësinë e një krize mes koalicionit të shumicës pas mosmarrëveshjeve rreth organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me ç’rast BDI tha se Maqedonisë nuk i duhet zgjedhje, ndërkohë që shumica e ministrave nga radhët e socialdemokratëve u shprehën se pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, bashkë me ato presidenciale.
Më pas raportet mes partnerëve të koalicionit qeverisës u tensionuan pastaj zbulimit të skandalit në fondin pensional, në kohën kur kjo drejtori është drejtuar nga kuadro të dala nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe së fundmi tensionet mes partnerëve të koalicionit kanë të bëjnë me imunitetin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski.
Gjithçka pritet të bëhet më e qartë pas takimit të ditës së martë të kryesisë së LSDM-së, ku siç është theksuar, do të diskutohet për situatën e krijuar pas dështimittë seancës për imunitetin e Trajko Veljanovskit dhe përgatitjet për kandidatin për president.