Ndërlidhjet

Gruevski e Veljanovski dyshohen si organizatorë të dhunës në Kuvend


Ish kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanovski
Ish kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanovski

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar nisjen e hetimeve kundër pesë ish zyrtarëve të lartë shtetëror për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill 2017.

Në mesin e të dyshuarve kryesor janë, ish kryeministri Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari dhe ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Policia ka ndaluar ish-ministrin e transportit, Mile Janakievski dhe ish ministri i arsimit, Spiro Ristovski.

Ish kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski është marrë në pyetje për rreth dy orë nga ana e policisë, ndërsa më pas është lënë i lirë, derisa Kuvendi të vendosë lidhur me imunitetin e tij pasi është deputet aktual i VMRO DPMNE-së.

Dy ish ministrat janë në arrest ndërsa ish kryeministri, Nikolla Gruevski është i pakapshëm për shkak se ka fituar azilin politik në Hungari .

Vendimi për ndalimin e tyre vjen një ditë para se të përfundoj procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për dhunën në Kuvend.

Nga rreth 30 persona të akuzuar për ngjarjen e dhunshme të pushtimit të Kuvendit, disa prej kanë përfituar nga amnistia, ndërsa për një pjesë është duke vazhduar gjykimi.

Disa nga të pandehurit në dëshmitë e tyre kishin përmendur edhe emrin e kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski si nga organizatorët e ndërhyrjes së protestuesve në Kuvend.

Por, Veljanovski këto pretendime i kishte mohuar duke thënë se ditën kritike ai kishte vepruar në përputhje me autorizimeve dhe se kishte bërë gjithçka për të mbrojtur deputetët nga sulmet e protestuesve.

Dhuna në Kuvend, sipas protestueseve dhe VMRO-DPMNE-së kishte ardhur në shenjë pakënaqësie nga zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, i cili kishte mbështetjen e LSDM-së, së kryeministrit aktual, Zoran Zaev.

Nga dhuna në Kuvend ishin lënduar shumë persona ndërsa më së shumti e kishin pësuar, Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe kryeministri Zoran Zaev, në atë kohë lideri i opozitës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG