Gjilani, deri në 12 orë në ditë pa ujë
Your browser doesn’t support HTML5
Gjilani është një nga komunat që ka mungesën më të madhe të rezervave të ujit. Gati gjysma e banorëve, qe gjashtë muaj, përballen me reduktime të ujit, nga 6 deri në 12 orë në ditë. Nëse nuk ka reshje të shiut brenda pak ditësh, paralajmërohet se do të dalë nga funksioni penda kryesore e qytetit në fshatin Përlepnicë.