Thatësira në Kosovë: Liqene të shndërruara në kullota
Një varkë shihet në Liqenin e tharë të Fierzës. Ky liqe artificial, që gjendet në kufirin midis Kosovës e Shqipërisë dhe ka kapacitet që të mbajë mbi 3 miliardë metër kub ujë, së fundmi është tharë si pasojë e mungesës reshjeve të shiut dhe temperaturave të larta.
Në Liqenin e Fierzës, në pjesën e Kosovës, hapësira që dikur ishte e mbushur me ujë tani është shndërruar në kullotë për bagëtitë.
Një varkë në brigjet e Liqenit të Batllavës. Edhe në këtë liqe, uji i të cilit përdoret për pije në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës, vërehet rënie e nivelit të ujit.
Thatësira ka goditur edhe Liqenin e Përlepnicës, nga i cili furnizohet me ujë Komuna e Gjilanit.
Lumi që kalon përmes Komunës së Kamenicës, është tharë krejtësisht.
Në Liqenin e Fierzës shihet vendi ku më herët kalonte një rrjedhë e ujit.
Për shkak të rënies së nivelit të ujit, Liqeni i Fierzës po përdoret nga banorët për të kaluar me makina.
Katër varka në Liqenin e Batllavës, në Komunën e Podujevës.
Ky është guri i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës, por tani thatësira e madhe e ka nxjerr atë mbi sipërfaqen e tokës.
Thatësira në Liqenin e Badocit ka bërë që qytetarët të krijojnë rrugë të reja mbi shtratin e liqenit.
Peshkatari Zabit Zhjeqi, tha se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës ka rënë për pesë metra.
Pavarësisht rënies së nivelit të ujit, në Batllavë peshkatarët po vazhdojnë peshkimin.
Në Lumin e Shtrembër të Kamenicës, që kalon përmes qytetit, ka rënë niveli i ujit.
Ky është objekti i Doganës së vjetër, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës.
Disa varka shihen në rrjedhën e Lumit Llap, ku vërehet rënie e nivelit të ujit.
Thatësira në Liqenin e Fierzës, liqe artificial i krijuar për të furnizuar Shqipërinë me ujë të pijes.
Një rrjedhë e ujit që përfundon në Liqenin e Badocit.
Kjo është një kërcimore e ndërtuar në Përlepnicë, liqenin që është prekur nga thatësira.
Thatësira në Liqenin e Badocit ka nxjerr në sipërfaqe edhe trungje të druve.
Një qytetar duke peshkuar në Liqenin e Badocit.
Një qytetar duke u relaksuar pranë bregut të Lumit të Shtrembër në Kamenicë.
Degë e Lumit Llap, e cila sipas banorëve, qe gjashtë muaj është tharë.
Objekti i Doganës së vjetër shihet në Liqenin e Fierzës. Sipas një raporti të Komisionit Evropian, kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët e fundit.