Java me REL-in

Kosovo - Afghan children playing in the Bondsteel camp in Kosovo,27 Oct2021.

Rrëfimet e qytetarëve me prejardhje shqiptare që jetojnë në Ukrainë lidhur me mundësinë e një pushtimi rus; refuzimi i rekomandimeve të SHBA-së nga Qeveria e Kosovës; thirrjet për zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit; rruga deri te një bursë studimore dhe mosinvestimet për vite me radhë në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Këto janë disa prej temave për të cilat Radio Evropa e Lirë raportoi në javën që po e lëmë pas, të cilat po ua risjellim përmes këtij artikulli.

Shqiptarët në Ukrainë nuk e ndiejnë rrezikun e luftës

Qytetarët me prejardhje shqiptare, që jetojnë në Ukrainë, kanë rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si ata po i përjetojnë paralajmërimet për një pushtim të mundshëm rus.

Aleksander Lekhovi tha për REL-in se javëve të fundit ka parë më shumë uniforma ushtarake në rrugë.

“Tani, për momentin, nuk ka shumë probleme dhe frikë nuk kemi. Nuk e di çfarë do të ndodhë nesër ose pasnesër, por për sot nuk kemi kaq probleme sa tregojnë mediat”, tha ai.

Në Ukrainë besohet se jetojnë rreth 5 mijë qytetarë me prejardhje shqiptare, thonë përfaqësuesit e komunitetit.

Your browser doesn’t support HTML5

“Nuk di shumë kuvende”

Ata janë të vendosur kryesisht përreth zonës së Odesës.

Të parët e tyre besohet se kanë shkuar atje rreth 200 vjet më parë, për t’iu ikur atëbotë luftërave të Perandorisë Osmane në zonën e Ballkanit.

Çfarë ju duhet për të fituar bursë universitare?

Rubrika e re e Radios Evropa e Lirë “Të flasim” ka trajtuar temën që ka të bëjë me bursat universitare, pasi studimet në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian kanë kosto të mëdha dhe jo të gjithë mund t’i përballojnë ato.

Në episodin e parë kemi folur se si duhet të përgatitet një student nga Kosova për të fituar bursë.

T’ua mësosh të huajve shqipen

Eva Qerimi për më shumë se dhjetë vjet ua mëson gjuhën shqipe shtetasve të huaj që jetojnë në Kosovë.

Eva Qerimi së bashku me studentët e saj, të cilëve ua mëson gjuhën shqipe.

Kurset ajo i ka nisur me vetëm katër studentë dhe sot janë mesatarisht 60 persona në vit që e mësojnë shqipen.

Qendra që Eva drejton, ofron mësime edhe në gjuhë të tjera.

Asociacioni - marrëveshja që duhet zbatuar

Flamuj të Serbisë në Mitrovicë të Veriut. 9 nëntor 2021.

Në javën që po e lëmë pas, në Prishtinë dhe Beograd qëndruan i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Diplomatët perëndimorë kërkuan nga palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, thotë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik. Serbia insiston në krijimin e tij.

“Jo”-të e Kurtit cenojnë marrëdhëniet me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se moszbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, bllokimi me automatizëm i ideve dhe projekteve që kanë peshë gjeostrategjike, si dhe refuzimi i kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e Qeverisë së Kosovës, i lëndojnë dhe cenojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

SHBA-ja i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, projektin për Gazsjellësin Trans-Adriatik, si dhe mundësimin e organizimit të votimit për qytetarët serbë të Kosovës në referendumin e Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

Por, Qeveria e Kosovës ose i ka refuzuar ose i ka injoruar këto sugjerime.

Verifikimi i së kaluarës mund t’ua zgjasë afganëve qëndrimin në Kosovë

Fëmijët afganë duke lozur në kampin Bondsteel, 27 tetor 2021.

Rreth 200 afganë po qëndrojnë në kampin Liya brenda kampit ushtarak amerikan Bondsteel, që gjendet në afërsi të qytetit të Ferizajt në Kosovë.

Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë të personave, të cilët janë duke kaluar nëpër procese shtesë të verifikimit, para se t’iu mundësohet zhvendosja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë një burim i Qeverisë amerikane, që ka dijeni për situatën.

Ky burim tha se afganët e strehuar në Kosovë, para se të udhëtojnë drejt SHBA-së, duhet të kalojnë disa procedura, si verifikimet e sigurisë, dhe t’i plotësojnë disa kritere shëndetësore, përfshirë imunizimin.

“Deri më sot, afro 400 individë që u strehuan në Kampin Liya për procedura shtesë, kanë vazhduar për në Shtetet e Bashkuara”, tha ky burim.

Mbi 1,300 shtetas afganë kanë gjetur strehim në Kosovë qysh në muajin gusht, kur militantët talibanë kanë marrë pushtetin në Afganistan. Strehimi në Kosovë është i përkohshëm, derisa ata të kalojnë procesin e verifikimit për riatdhesim në vendet e treta.

Aeroporti i Gjakovës në listën e premtimeve të papërmbushura

Partia që tani është në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kishte premtuar se Aeroporti i Gjakovës do të shërbejë për udhëtime me kosto më të lirë.

Por, në programin katërvjeçar të Qeverisë së formuar nga kjo parti, në mars të vitit të kaluar, nuk përmendet asnjë plan për Aeroportin e Gjakovës.

Aeroporti “Adem Jashari” është i vetmi që shfrytëzohet në Kosovë për qëllime civile, edhe pse është edhe Aeroporti i Gjakovës, që gjendet rreth 90 kilometra larg Prishtinës.

Aeroporti “Adem Jashari” sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Evropë (ACI), në vitin 2021, u ka shërbyer mbi 2.1 milionë pasagjerëve.

Gabim në server

Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!

Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web

Me shifrat e regjistruara, Aeroporti i Prishtinës ka hyrë për herë të parë në mesin e 100 aeroporteve më të ngarkuara në Evropë, sipas ACI-së.

Ligji i pagave afër hartimit - larg zbatimit

"Duam punë dhe paga të dinjitetshme" është një prej mesazheve në një protestë të punëtorëve në Prishtinë.

Projektligji i pagave për sektorin publik pritet që muajin e ardhshëm të arrijë në Kuvendin e Kosovës për miratim, thonë zyrtarë të Qeverisë.

Nëse merr dritën e gjelbër nga deputetët, zbatimi i tij nuk mund të fillojë deri në gjysmën e dytë të vitit.

Por, sindikata e punëtorëve të Policisë dhe e atyre të Arsimit shprehen se duhet të përshpejtohet miratimi dhe zbatimi i këtij ligji, për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit.

Ky ligj ishte miratuar në shkurt të vitit 2019. Por, Avokati i Popullit e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese për “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese gjeti se ligji nuk ishte në përputhje me 11 nene të Kushtetutës, dhe si i tillë shkaktonte “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.

Hotelet 'fantazmë' të Brezovicës

Hotel Junior në Brezovicë.

Qendra e skijimit në Brezovicë të Komunës së Shtërpcës ka mbetur pa investime. Një përpjekje për t’ia dhënë në koncesion për 99 vjet këtë qendër skijimi, ku planifikoheshin investime milionëshe, dështoi në vitin 2016.

Sot Brezovica ka mbetur me hotele “fantazmë” e me teleferikë të vjetër.