Kushte të rënda në Tabanovc
Your browser doesn’t support HTML5
Në qendrën tranzitore në Tabanovc, në kufirin verior të Maqedonisë, koha e keqe e ka shtuar mjerimin për migranët, të cilët nuk mund ta kalojnë kufirin e të dalin në Serbi. Vendimi i një numri të vendeve të Ballkanit për t’i mbyllur kufijtë e tyre për migrantët, i ka lënë me mijëra njerëz të ngujuar. Shumica janë në Greqi, por jo të gjithë. Rreth 1500 persona, shumica afganë, por edhe disa sirianë, kanë ngecur në Tabanovc. Ata kishin arritur në Maqedoni nga Greqia, para hyrjes në fuqi të kufizimeve kufitare, por, tani ata nuk po mund ta vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt vendeve të Evropës Perëndimore.