Studentët protestojnë, kërkojnë liberalizimin e vizave
Your browser doesn’t support HTML5
Studentët e Universitetit të Prishtinës përmes një proteste u kanë përsëritur kërkesën shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës. Përfaqësuesit e studentëve në këtë marsh protestues thanë se nuk e duan lirinë e lëvizjes për të ikur nga Kosova e as punuar punë të rënda, por për të treguar talentin e tyre, studiuar e fituar përvoja me të cilat do t’i ndihmonin zhvillimit të vendit të tyre. Për dallim nga 24 dhjetori, kur studentët u marshuan nga kampusi universitar deri te Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, këtë herë, studentët u ndalën te hapësira në mes Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, duke fajësuar edhe përfaqësuesit politikë në këto dy institucione. Në fund ata, bën një rreth me flamuj të vendeve që lëvizin lirshëm në Zonën Schengen, duke mbajtur në dorë edhe një baner me mbishkrimin “A është izolimi vlerë e Bashkimit Evropian?”.