Specialisti rus i IT-së fshihet në pyll nga mobilizimi ushtarak

Your browser doesn’t support HTML5

Një specialist rus i teknologjisë informative (IT) po fshihet në një pyll qe një muaj, për të shmangur mobilizimin ushtarak. Duke mos dashur të largohet nga Rusia, por as të shkojë në luftë, ai e ka kaluar muajin që shkoi në një tendë dhe thotë se ka arritur të punojë me orar të rregullt për punëdhënësin e tij. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)