Një aktivist i ri rus kujton sa herë është detyruar të marrë ilaçe, që i kanë ndikuar në kujtesë, si ndëshkim për pjesëmarrje nëpër protesta. Një praktikë e tillë besohet se është kthyer në trend në Rusi, që nënkupton dërgimin e kritikëve të regjimit nëpër qendra psikiatrike.
Një specialist rus i teknologjisë informative (IT) po fshihet në një pyll qe një muaj, për të shmangur mobilizimin ushtarak. Duke mos dashur të largohet nga Rusia, por as të shkojë në luftë, ai e ka kaluar muajin që shkoi në një tendë dhe thotë se ka arritur të punojë me orar të rregullt.
Soso Glonti, trajner palestre me shtetësi ruse dhe gjeorgjiane, u largua nga Moska për të shkuar në Kiev, në ditën e parë të luftës. Atje, ai e dogji pasaportën e tij ruse dhe iu bashkua forcave ukrainase.