Si u komentua 20-vjetori i çlirimit?
Your browser doesn’t support HTML5
Me shumë nostaligji dhe mirënjohje, shqiptarët në Kosovë kanë mirëpritur ata që cilësojnë si heronjtë e tyre. Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright dhe Gjenerali amerikan Wesley Clark, kanë qenë vetëm disa prej personaliteteve që kanë vizituar Kosovën, për të shënuar 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në këtë vend. Nëpër rrjetet sociale kanë qarkulluar shumë fotografi, përmes së cilave janë rikujtuar përjetimet e luftës, që ka ndodhur më 1999.