Pse duhet hetim ndërkombëtar për Ibër-Lepencin?

Your browser doesn’t support HTML5

Pas sulmit në Ibër-Lepenc, situata sa vjen e nxehet. Bastisje, arrestime, konfiskim armësh e pajisjesh ushtarake në Kosovë ka thuajse çdo ditë. Në Serbi janë duke hetuar po ashtu dhe flasin për dyshime konkrete. E, derisa loja e fajit mes tyre vazhdon, ekspertët mbështesin idenë e një hetimi ndërkombëtar, për të parandaluar edhe manovrat politike, edhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.