Administrata amerikane ndan të njëjtat shqetësime sikurse Kongresi lidhur me tensionet në veri të Kosovës, tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.
“Zyrtarët e Qeverisë amerikane, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, kanë punuar ngushtë me partnerët e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike për ngjarjet e fundit. Ata janë angazhuar me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës për të nxitur shtensionimin dhe përqendrimin e ripërtërirë në zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit të nënshkruara në fillim të këtij viti”, tha zëdhënësi duke nënvizuar se “normalizimi i marrëdhënieve, pjesëmarrja në proceset demokratike dhe respektimi i sundimit të ligjit do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe sigurinë në veri të Kosovës”.
Ai i bëri këto komente duke iu përgjigjur Zërit të Amerikës rreth një letre që një grup senatorësh demokratë dhe republikanë i drejtuan presidentit amerikan, Joe Biden, duke kërkuar që ta trajtojë me përparësi përkeqësimin e situatës së sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
SHIKONI EDHE: Bidenit i kërkohet ta bëjë prioritet situatën në KosovëSenatorja Jeanne Shaheen bashkë me senatorët Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Pete Ricketts, Thom Tillis, Peter Welch dhe Dick Durbin, shprehën në letër shqetësimin me situatën në veri “ku dhuna e fundit serbe kundër forcave të NATO-s në Kosovë plagosi rreth 40 paqeruajtës të NATO-s. Që nga ato sulme, ne jemi të alarmuar nga vendimet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, të cilat vazhdojnë të përshkallëzojnë dhe jo ulin tensionet”.
Në letër theksohet shqetësimi për sigurinë dhe mirëqenien e rreth 600 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
“Ne vlerësojmë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të ulur tensionet, por këto përpjekje nuk kanë marrë përgjigje të ndërsjellë nga Kosova në veçanti. Si rrjedhojë, ne jemi të përgatitur të shqyrtojmë ndryshimin e mbështetjes së Kongresit”, thuhet në letrën e senatorëve.
Senatorët kanë përmendur rolin e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës, por edhe hapat për ndërtuar një marrëdhënie me Serbinë.
Ata shprehen të “tronditur” nga veprimet e fundit të qeverive të Serbisë dhe Kosovës duke i cilësuar “vendime provokuese që kërcënojnë të dëmtojnë mundësitë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe”.
SHIKONI EDHE:
BE paralajmëron shpalljen e masave ndëshkuese kundër Kosovës Escobar: Kemi sfida në raportet dypalëshe me KurtinTensionet në veri u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – të zgjedhur më 23 prill, në votimet e bojkotuara nga serbët – hynë në ndërtesat komunale me asistimin e policisë, përkundër kundërshtimit të serbëve lokalë.
Ne letrën e senatorëve shprehet mbështetja për propozimin e Bashkimit Evropian për uljen e tensioneve që përfshin: tërheqjen e kryetarëve nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës; pezullimin e operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale me përfundimin e njëkohshëm të protestave, shpalljen e zgjedhjeve të reja komunale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës; dhe rikthimin në dialog për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
SHIKONI EDHE:
Vuçiq: Gjithmonë jemi të gatshëm për kompromiseEscobar: Tensionet në veri kanë potencial të shndërrohen në konflikt rajonal ‘Nuk ka Asociacion pa dekret të Qeverisë’Senatorët thanë se pa një përkushtim të vendosur për të ndërmarrë këto hapa, administrata amerikane duhet të shtyjë “çdo thellim të marrëdhënieve dypalëshe të në fushën e sigurisë me të dyja vendet”.
Duke theksuar se marrëdhëniet duhet të ndërtohen mbi vullnetin e mirë, bashkëpunimin kuptimplotë dhe vlerat e përbashkëta, senatorët thanë se “nuk e shohim këtë episod të fundit tensionesh si një shmangie të përkohshme në marrëdhëniet dypalëshe, por si një moment përcaktues në trajektoren e marrëdhënieve tona me të dyja vendet”.
Gjatë kësaj jave, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar shpalljen e masave të reja ndëshkuese për Kosovën.
*Ky lajm fillimisht është publikuar në Zërin e Amerikës