Ëndrra e Sheribanes që u realizua pas 50 vjetësh
Your browser doesn’t support HTML5
Këndimin e deshi gjithmonë, por ëndrra për t’u marrë me këtë profesion iu realizua pas 50 vjetësh pritjeje. Sheribane Ibrahimaj – Bahtiri, ish-mësimdhënëse tani në pension, është një nga anëtaret e para të korit të grave gjysmëprofesioniste “Nexhmije Pagarusha” në Prishtinë. Pjesëmarrja në kor e ka bërë këndimin pjesë të pandashme të jetës së saj.