Serbët në jug të Ibrit presin që edhe ata të pyeten për diçka
Your browser doesn’t support HTML5
Përderisa Prishtina dhe Beogradi janë ende në kërkim të zgjidhjes për dokumentin e hyrje/daljes dhe riregjistrimin e makinave në targat RKS, serbët në jug të Ibrit thonë se “nuk e dinë se kujt i përkasin” dhe se as Kosova, e as Serbia “nuk i pranon ata”.
Këto mesazhe vijnë pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që kryesisht u referohen mbrojtjes së të drejtave të serbëve në veri të Kosovës.
Vlerësohet se në Kosovë jetojnë rreth 100.000 serbë, prej të cilëve rreth 60 për qind jetojnë në gjashtë komunat me shumicë serbe dhe në zona të tjera në jug të Ibrit. (Animacion: Lendi Susuri)