Sa serioze janë mundësitë për ndëshkimin e Serbisë?
Your browser doesn’t support HTML5
Deri para 24 shtatorit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dukej në një pozitë më të rehatshme. Në sytë e diplomatëve evropianë, të përfshirë në përpjekjet e tij për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ishte më bashkëpunues. Rregullat e lojës mund t’i ketë ndryshuar tani sulmi në Banjskë.