Sa po ndikon greva në studimet tuaja?

Your browser doesn’t support HTML5

Që nga 14 janari, sistemi arsimor i Kosovës është në grevë të përgjithshme. Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, thonë se greva po i pengon ata në studimet e tyre. Ata thonë se tashmë e kanë afatin e provimeve të janarit dhe se greva e punëtorëve të arsimit shkon në dëm të tyre.