Sa ka barazi gjinore në Kosovë?
Your browser doesn’t support HTML5
Barazia gjinore është një problem i kahershëm në Kosovë. Të rinjtë shohin përparime por, besojnë se ende nuk ka barazi të plotë gjinore në shoqëri. Ata për rubrikën e përjavshme "VOX", thonë se barazia gjinore është njëra ndër vlerat themelore të zhvillimit demokratik të një shoqërie. Ndryshe, Kosova ka ligje që sigurojnë barazinë mes gjinive. Por, organizatat që merren me të drejtat e njeriut, thonë se femrave në Kosovë ende u shkelen të drejtat.