Sa janë të barabartë në lidership femrat dhe meshkujt?
Your browser doesn’t support HTML5
Të rinjtë në Kosovë konsiderojnë se në të gjitha institucionet shtetërore duhet të respektohet barazia gjinore, njëherësh që edhe gratë të jenë në pozita udhëheqëse. Të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, të rinjtë shprehen se në pozitat vendimmarrëse dominon gjinia mashkullore, por që sipas tyre, kjo praktikë duhet të ndryshohet.