I dërguari rus në Kombet e Bashkuara tha se Moska ka kërkuar mbajtjen e një mbledhjeje më 11 gusht të Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar lidhur me temën e centralit bërthamor të Zaporizhjas.
Forcat ruse e kanë nën kontroll këtë central që nga ditët e para të pushtimit në Ukrainë.
Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm në OKB, Dmitry Polyanskiy, po ashtu konfirmoi se Rusia dëshiron që kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, të njoftojë pjesëmarrësit në mbledhjen e Këshillit për situatën në këtë central.
SHIKONI EDHE: Rusia akuzon Ukrainën për granatime në centralin bërthamorMbledhja është thirrur në kohën e rritjes shqetësimet ndërkombëtare për sigurinë, teksa pushtuesit rusë raportohet se kanë plane që të prodhojnë energji në central, përmes gjeneratorëve me naftë, që konsiderohet një veprim i rrezikshëm.
Pavarësisht paralajmërimeve për siguri nga ekspertët ukrainas dhe ata të OKB-së, javën e kaluar ka pasur bombardime intensive përreth Zaporizhjas dhe Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer akuza për këto sjellje të rrezikshme.
Pavarësisht se rusët kanë marrë kontrollin e centralit, ai ende operohet nga punëtorët ukrainas dhe sipas operatorit të centralit, Enerhoatom, punëtorët ukrainas janë të lodhur dhe ky operator vazhdimisht paralajmëron për rreziqet e një katastrofe bërthamore.
SHIKONI EDHE: Guterres kërkon qasje të inspektorëve ndërkombëtarë në centralin e ZaporizhjasZaporizhja është centrali më i madh bërthamor në Evropë dhe në të gjenden gjashtë nga 15 reaktorët që gjenden në Ukrainë.
Enerhoatom po ashtu ka paralajmëruar se rusët po tentojnë që të lidhin këtë central me sistemin e shpërndarjes së energjisë në Krime si dhe ka raportuar për dëme në linjat e tensionit të lartë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha më 8 gusht se se çdo sulm mbi centralin bërthamor do të ishte “vetëvrasje” dhe kërkoi që inspektorët e OKB-së të kenë qasje në Zaporizhja.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se bazuar në informacionet që i janë ofruar nga Ukraina, nuk ka rrezik të menjëhershëm bërthamor si rezultat i luftimeve të fundit.
Por ai tha se të gjitha aktivitetet ushtarake që paraqesin rrezik për sigurinë bërthamore "duhet të ndalohen".