Rusia sërish në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
Your browser doesn’t support HTML5
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), organi më i lartë gjyqësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pritet që më 31 janar të shqiptojë një vendim rreth akuzave se Rusia ka shkelur në Ukrainë rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe kundër diskriminimit. Kievi akuzon Moskën për financimin e grupeve pro-Rusisë në rajonin e Donbasit në Ukrainë, dhe për zhdukjen e kulturës tatare dhe ukrainase në Krime, pasi Rusia e aneksoi ilegalisht gadishullin më 2014. (Përgatiti: Trim Haliti)