Një muaj pas njoftimit të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për themelimin e një “koalicioni të vullnetit”, në lidhje me krijimin e një misioni ushtarak në Ukrainë, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje.
Finlanda pretendon të jetë shtëpi zyrtare e Babadimrit, duke tërhequr vizitorë ndërkombëtarë në një fshat turistik në rajonin e Laplandës. Atje, mijëra fëmijë nga e mbarë bota i dërgojnë dëshirat e tyre për Krishtlindje dhe Vit të Ri.
Mijëra trupa të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) po trajnohen me artileri në Finlandë, vetëm 100 kilometra larg kufirit me Rusinë.
Autoritetet finlandeze dhe ato gjermane i kanë njoftuar komandantët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për ato që dinë rreth dëmeve ndaj dy kabllove kyç të internetit nën Detin Baltik.
Mark Rutte ka marrë detyrën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në një ceremoni të mbajtur më 1 tetor në Bruksel. Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë në Bruksel, Olena Abramovych, tregon pesë fakte për politikanin holandez që tani udhëheq aleancën ushtarake perëndimore.
Dhjetë vjet pasi një aeroplan malajzias e rrëzuan nga qielli mbi Ukrainë, duke mbytur që të 298 personat në bord, nëna e njërës prej viktimave thotë se ende ka shumë pikëpyetje.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), organi më i lartë gjyqësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pritet që më 31 janar të shqiptojë një vendim rreth akuzave se Rusia ka shkelur në Ukrainë rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe kundër diskriminimit.