Me barkë drejt Alaskës: Si i ikën dy rusë ushtrisë
Your browser doesn’t support HTML5
Kur oficerët shkuan për të mobilizuar burra për luftën e Rusisë në Ukrainë, Maksim Teyunaut refuzoi ta hapte derën e tij. Ai dhe një mik shpejt bënë plane për t’u larguar me barkë nga shtëpitë e tyre në rajonin e largët verilindor rus, Çukotka. Pavarësisht rrezikut të kapjes nga rojat bregdetare dhe lundrimit në det të hapur, ata ia dolën të shkojnë në një ishull në Alaskë, ku nisën procesin e kërkimit të azilit, duke shfrytëzuar edhe ndihmën e një meshtari me prejardhje nga Ukraina. (Përgatiti: Trim Haliti)