"S’flasim për këtë": Rusët refuzojnë të japin mendime për luftën
Your browser doesn’t support HTML5
Intervistat nëpër rrugët e Moskës zbulojnë se diskutimi për luftën në Ukrainë i vë rusët në siklet të madh. Edhe përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar atë që Kremlini ende e quan “operacion special ushtarak” përbën krim në Rusi, gjë që me gjasë ndikon në shumë prej përgjigjeve. Por, disa qytetarë pranojnë se nuk e mbështesin pushtimin e paprovokuar tash e gjashtë muaj të Ukrainës, përderisa të tjerë vazhdojnë ta mbështesin luftën me ngritjen e gishtit të madh. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)