Roli i shqiptarëve në betejat e fundit në Siri

Your browser doesn’t support HTML5

Grupi Xhemati Alban, njësit ushtarak i përbërë nga shqiptarët, pati rëndësi të konsiderueshme në betejat e fundit të grupit të rebelëve që rrëzoi pushtetin në Siri. Kështu ka konstatuar Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë dhe bashkëpunëtor në Qendrën Ndërkombëtare Kundër Terrorizmit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai ka folur në detaje në lidhje me aktivitetet e këtij grupi, njësitet e specializuara, numrin e anëtarëve dhe komunikimin e tyre përmes rrjeteve sociale.