Rifillon vaksinimi i stafit shëndetësor
Your browser doesn’t support HTML5
Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave si donacion nga Bashkimi Evropian. Kosova ende nuk ka mundur të blejë ndonjë vaksinë dhe deri tash si ndihmë ka pranuar rreth 29,000 vaksina. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, kanë parë nga afër procesin e vaksinimit kundër koronavirusit të stafit shëndetësor në Kosovë.