Rikthehen thirrjet "Drejtësi për Astritin"

Your browser doesn’t support HTML5

Thirrjet për drejtësi në rastin e vdekjes së Astrit Deharit janë rikthyer më 24 tetor, pasi Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës. Në këto përfundime thuhet se “hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.