Grenell takohet me Kurtin dhe Mustafën

Your browser doesn’t support HTML5

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, u takua sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Grenell porositi që Prishtina të heqë taksën 100 për qind dhe Serbia të ndalojë fushatën për çnjohje. Po ashtu ai tha se nuk do të përfshihet në procesin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës.