Mediat iraniane kanë raportuar të martën se lideri i grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, Hamas, do të udhëtojë drejt Teheranit për t’u takuar me zyrtarë iranianë.
Press TV konfirmoi se lideri i Hamasit, Haniyeh, do të udhëtojë drejt Teheranit më 26 mars.
Televizioni libanez i udhëhequr nga Hezbollahu, Al Mayadeen TV, raportoi se Haniyeh do ta mbajë një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Iranit.
Vizita e tij në Iran po bëhet vetëm një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
SHIKONI EDHE: Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën që kërkon “armëpushim të menjëhershëm” në GazëIrani e ka mbështetur Hamasin në luftën gjashtë tashmë gjashtëmujore me Izraelin, si pasojë e të cilës janë vrarë më shumë se 32.000 palestinezë në Gazë.
Kjo do të jetë vizita e dytë e Haniyehit në Iran prej se shpërtheu lufta më 7 tetor, kur pjesëtarët e Hamasit kryen sulm befasues në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer rreth 250 të tjerë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, e quajti rezolutën e së hënës “hap pozitiv”.
“Një hap më i rëndësishëm është veprim efektiv për zbatimin e saj”, tha Kanaani duke folur për rezolutën e Këshillit të Sigurimit për armëpushim në Gazë.
Hamasi e ka mirëpritur rezolutën, por ka thënë se armëpushimi duhet të jetë i përhershëm.
Shtetet e Bashkuara abstenuan nga votimi, duke nxitur mosmarrëveshje me Izraelin.