Kompleksi në Banjskë që AKP-ja e mori nën menaxhim
Kështu dukej të mërkurën kompleksi “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit. të martën, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e mori nën administrim kompleksin të martën, më 19 dhjetor.
Dyert e mbyllura të kompleksit në Banjskë të Zveçanit, paraditen e së mërkurës.
"Prona i përket një ndërmarrjeje shoqërore të Kosovës dhe atë ia ka lëshuar me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme", tha për Radion Evropa e Lirë drejtori menaxhues i kësaj agjencie, Arben Limani.
“Për këtë [pronësinë] nuk ka asnjë dyshim. Pse dikush ka investuar jashtëligshëm, mendoj qe është mësim për të gjithë ata, që dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë", ka deklaruar të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Një ditë më parë kishte reaguar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit duke thënë se “kompleksi ‘Rajska Banja’ është ndërtuar ekskluzivisht me para të Qeverisë së Serbisë, që i ka investuar përmes Zyrës për Kosovën.
Drejtori menaxhues i AKP-së, Arben Limani, ka sqaruar se janë bërë përpjekje për të kontaktuar me personat apo entitetet që e kanë shfrytëzuar këtë pronë, por nuk kanë marrë përgjigje, andaj kanë kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës.
Drynat e vendosur në dyert e objektit të kompleksit.
Ky kompleks gjendet në afërsi të manastirit të Banjskës, në vendin me të njëjtin emër, në komunën e Zveçanit. Në këtë vend ka burime uji të nxehtë dhe sulfuror.
Një autoblindë e Policisë së Kosovës pranë kompleksit.
Sipas Limanit, Policia i ka dhënë AKP-së informacione se në këtë kompleks ka pasur aktivitete të paligjshme. Në Kosovë, ky kompleks është i regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në emër të Aleksandar Zllatkoviq. APK-ja menaxhon të gjitha ish-ndërmarrjet shoqërore të Kosovës dhe pretendon se është pronarja e vetme e atyre pronave.
Fshati Banjskë që gjendet në veri të Kosovës, është i banuar me shumicë serbe.