Largohen radhët e gjata për vaksinim
Your browser doesn’t support HTML5
Policia e Kosovës ka intervenuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të venë rend pasi u mblodhën qindra qytetarë që duan të vaksinohen kundër COVID-19. Zyrtarët shëndetësorë kanë shpërndarë numra dhe tashmë kanë filluar t’i vaksinojnë të moshuarit mbi 65 vjeç në bazë të renditjes. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se tollovia e madhe është bërë pasi shumë të moshuar kanë ardhur në Prishtinë për vaksinim, duke mos u paraqitur pranë ambulancave të komunave të tyre.