Qytetarët votojnë për balotazhin në 21 komuna

Your browser doesn’t support HTML5

Qytetarë të Prishtinës janë parë duke votuar që në mëngjes në qendrën e votimit në shkollën "Faik Konica". Në Kosovë sot (14 nëntor) qytetarët po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.