Liberalizimi, liberalizimi... A po bëhet?

Your browser doesn’t support HTML5

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë thonë se kanë pak shpresa se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë në një të ardhme të afërt. Nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar tashmë se kjo çështje do të dalë në rend dite në Këshillin e BE-së më 13 tetor. Në këtë datë do të nisë procedura, e cila pritet të çojë drejt vendimit formal për liberalizimin e vizave.