Papastërti e prishje në disa klinika të QKUK-së
Klinika e Kirurgjisë, reparti i abdominales. Dritare e thyer në një toalet të kësaj klinike.
Klinika e Kirurgjisë. Një pjesë e tavanit është hequr dhe janë vendosur drita pranë disa gypave ku kalojnë ujërat e zeza.
Pjesë e një tavani duke u rrëzuar në Klinikën e Kirugjisë.
Klinika e Kirurgjisë. Në tavanin e dëmtuar është "riparuar" me disa karton prej letre.
Një lavaman i dëmtuar në një nga dhomat e Klinikës se Ortopedisë.
Një gjysmë sapuni i ngurt në një nga tualetet në Klinikën e Ortopedisë.
Dollapet pa dyer në Klinikën e Ortopedisë dhe orendi të tjera që janë të prishura.
Kazani i ujit për guaskë. Pasi të mbushet nuk ndalet uji.
Muret e çara në Klinikën e Ortopedisë.
Një hapësirë në tualetet e Klinikës së Kirurgjisë. Aty shihen se si gypat të ndryshkur.
Lavaman pa sapun në Klinikën e Ortopedisë.
S'ka sapun për pastrimin e duarve.
Një pacient i shtrirë në një dhomë në Klinikën e Ortopedisë, muri i së cilës është i prishur.
Shportat e mbeturinave, pranë një karroce po ashtu e mbushur me mbeturina në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.
Një pacient i shtrirë në spital, pranë një radiatori gati terësisht të demoluar.
Kështu duket një lavaman në një nga dhomat e Klinikës së Ortopedisë në QKUK.
Kështu duket korridori në katin e dytë të Klinikës së Ortopedisë. Shporta të mbeturinave janë vendosur pranë dyerve të dhomave të pacientëve.
Një lavaman në dhomën e pacientëve. Aty nuk ka sapun për pastrimin e duarve.
Tavan i demoluar nga rrjedhja e ujrave të zeza, gjendet pranë gypave, ku është vendosur ndriçimi për dy tualete.
Urinale e burrave e mbyllur në Klinikën e Kirurgjisë.
Prizat e rrymës që kanë dalë nga muri, në një dhomë në Klinikën e Ortopedisë në ndërtesën e vjetër.