Ku mbetën 1 milion eurot e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL?

Your browser doesn’t support HTML5

Ku shkuan mbi 1 milion euro të Qeverisë së Kosovës, të ndara për lobim të anëtarësimit në INTERPOL? Kosova nuk arriti të marrë votat për anëtarësim. Në krye të betejës për anëtarësim ishte vënë ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili në disa raste kishte shprehur bindjen se Kosova do të jetë anëtare e Interpolit. Qeveria e Kosovës ka thënë se “fushata e egër e Republikës së Serbisë” ka penguar përpjekjet e Kosovës për anëtarësim. Të tjerët, mendojnë ndryshe.