18 muaj heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i dialogut?
Your browser doesn’t support HTML5
Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë - dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja vendet të përfshira nga sfidat e brendshme, marrëveshja përfundimtare duket e largët. Analistët argumentojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të shtyjë përpara njohjen reciproke mes tyre, jo thjesht normalizimin e marrëdhënieve, dhe të ketë një plan B nëse dialogu dështon.