Veteranët protestojnë kundër aktakuzave të Speciales

Your browser doesn’t support HTML5

Veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë protestuar në të gjitha qytetet e Kosovës për të kundërshtuar akuzat e ngritura për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli. Aktakuzat janë ngritur nga Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë. Kryetari i veteranëve Hysni Gucati ka thënë së akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale në Hagë janë bërë me ndihmën e Serbisë dhe se ajo gjykatë duhet të zhbëhet sepse është e njëanshme dhe vetëm kundër UÇK-së. Kjo protestë vjen disa ditë para intervistimit të presidentit Thaçi nga Prokuroria në Hagë. Veteranët kanë protestuar në të gjitha qytetet e Kosovës, siç kanë thënë, me nga 99 protestues për të respektuar rregullat e distancës fizike.