"Boll kemi heshtur"
Nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë kanë mbajtur të martën, një marsh protestues me moton “S’po shkohet në shkollë”.
Në këtë marsh protestuesit nxënësit kërkonin cilësi më të mirë në arsim dhe kushte më të mira nëpër shkolla.
Marshi protestues i nxënësve në Prishtinë.
Protesta të tilla janë paralajmëruar edhe në 28 komuna të Kosovës.
Nxënësit protestues mbanin pankarta me mbishkrime si " Boll kemi heshtur", "Respektomi të drejtat" etj.
Një tjetër pamje e protestës së nxënësve në Prishtinë.
Nxënësit protestues duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin "Mos ma ceno dijen".
Marshi protestues u organizua nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës.
“Ku janë psikologët”, ishte një ndër thirrjet e nxënësve gjatë marshit protestues.
Fenomeni i bullizmit në shkolla ishte një nga shqetësimet e nxënësve protestues.
Marshi protestues u nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”.
Marshi protestues vazhdoi deri te sheshi para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Pamje nga protestat e nxënësve të martën në Prishtinë.
Një tjetër pamje nga protesta e së martës.
Një nga pankartat e shumta që u panë gjatë protestës së nxënësve të shkollave të mesme në Prishtinë.