Protestë kundër ndërhyrjeve politike në arsim
Your browser doesn’t support HTML5
Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA) ka protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) dhe Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Ata i kanë kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj që të mos ndërhyjë në çështjet e Agjencisë për Akreditim. Deri te ky reagim erdhi pasi që kryeministri tha se Këshillit Shtetëror i Cilësisë dhe Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nuk morën vendim të drejtë në lidhje me mosakreditimin e tri universiteteve publike.