"Edhe sa herë duhet të protestoj për të njëjtën gjë"
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një protestë në Prishtinë duke kërkuar siguri për vajzat edhe gratë pas dyshimeve për dhunimin e një vazje të mitur.
Protestuesit mbanin në duar pankarta ku kërkohej më shumë siguri për vajzat dhe gratë.
Protestuesit marshuan në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Siguri për gratë”, “Poshtë patriarkati”, “Gra, revoltohuni” dhe “Drejtësi për gratë”.
Gjykata Themelore në Pejë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë të mërkurën se dy persona janë ndaluar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit njëmujor, si të dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçarjeje në Drenas.
Policia e Kosovës tha në një raport ditor më 11 mars se ishte duke e hetuar një rast të cilin e cilësoi si “zhdukje e një viktime femër kosovare”.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) u bëri thirrje autoriteteve në një postim në Facebook t’i sjellin para drejtësisë të dyshuarit.
Një pjesëtare e policisë së Kosovës duke u kujdesur për rendin gjatë kohës sa mbahej protesta.
Protestuesit u ndalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
"Edhe sa herë duhet të protestoj për të njëjtën gjë", ishte një ndër pankartat që u pa në protestë.
Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç.
Në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale.
Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga dy deri në 15 vjet burgim për dhunime e sulmet tjera seksuale.