Punëtorët kërkojnë t'iu vlerësohet mundi

Protesta e punëtorëve të sektorit privat në Prishtinë më 1 maj. Organizatorët e protestët u shprehën të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk po bën asgjë për të përmirësuar kushtet e punës për ta. 

"Vlerësim i punës e i mundit", ishte një nga mesazhet e punëtorëve drejtuar Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. 

Një nga kërkesat e protestuesve ishte themelimi i gjykatës së punës. 

Punëtorët po ashtu kërkuan fillimin e aplikimit të sigurimit shëndetësor. Kosova ka miratuar një ligj për sigurime shëndetësore më 2014, por asnjëherë nuk është zbatuar për askënd.

 

Protestuesit thanë se për shkak të kushteve jo të mira të punës, mijëra punëtorë po kërkojnë që të largohen nga Kosova. 

Një qytetare fotografon protestuesit të cilët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar, që gjendet përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. 

Organizatorët e protestës thanë se mbi 2,000 persona çdo ditë aplikojnë për viza në ambasadat në Kosovë, me qëllim që të gjejnë një punë më të mirë jashtë vendit. 

Sindikalistët thanë se janë të zhgënjyer me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi kanë pritur më shumë nga ai. 

Sindikalistët edhe një herë kundërshtuan propozimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale, duke thënë se paga minimale nuk përcaktohet nga Qeveria, por nga tregu i punës. 

Punëtorët e sektorit privat thanë se ata po e mbajnë shtetin, ndërkaq shteti nuk po bën asgjë për t'i ndihmuar. 

Protestë në Prishtinë për 1 Maj organizoi edhe Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, protestë ku u kërkua barazi në shoqëri. 

"Puna e papaguar e grave e mban shtetin", shkruan në panon e protestët të organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Protestuesit kërkuan barazi për gratë të cilat janë të papuna. 

"Ne punojmë ata fitojnë" shkruan në panon e këtij protestuesi që protestoi para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës më 1 maj 2022.

Protesta e punëtorëve në Beograd. Protestuesit mbajtën në duar pankarta me figura të minatorëve për të përkujtuar tragjedinë në minierën Soko, ku shumë punëtorë vdiqën më 1 prill të këtij viti. 

Minatorët në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës kërkuan Marrëveshje Kolektive. 

Punëtorët në Shkup të Maqedonisë së Veriut kërkuan rritje të pagave, 

Më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorët e sektorit privat protestuan në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira të punës. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, tha se për shkak të kushteve të këqija, mijëra punëtorë po ikin nga Kosova. Ai tha se nga Qeveria e Kosovës nuk kërkojnë lëmoshë, por “kërkojmë që djersa jonë të paguhet”. Në Prishtinë u mbajt edhe një protestë tjetër, ku u kërkua barazi në shoqëri. Protesta punëtorët kanë mbajtur edhe në Shkup, Beograd dhe Sarajevë.