Marsh kundër Projektligjit për financimin e subjekteve politike

Your browser doesn’t support HTML5

Organizatat e shoqërisë civile kanë organizuar një marsh refuzimit për të kundërshtuar Projektligjin për financimin e subjekteve politike, i cili sipas tyre nuk është konform frymës kushtetuese dhe cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike. Përfaqësuesit nga shoqëria civile kanë marshuar në sheshte kryesore në Prishtinë dhe kanë qëndruar përpara selive kryesoret e partive politike. Derisa në partitë e tjera nuk ka pasur incidente, në oborrin e Partisë Demokratike të Kosovës, marshuesit dhe rojet në oborrin e PDK-së janë përleshur.