Protestë në Prishtinë për sigurinë e vajzave në shkolla
Your browser doesn’t support HTML5
Dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar siguri më të madhe për vajzat në shkolla. Protestuesit kërkuan futjen e lëndës së Edukatës seksuale në planprogramin arsimor, ambiente të sigurta për nxënësit, dhe angazhimin e punëtorëve socialë dhe të psikologëve në shkolla. Protesta e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist u mbajt pas rastit të sulmit seksual ndaj një vajze të mitur në Prishtinë që raportohet se ka ndodhur muajin e kaluar.