Shënimi i përvjetorit të pavarësisë në Prishtinë
Një fëmijë në sheshet e Prishtinës duke mbajtur në duar një flamur të shtetit të Kosovës në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Më 17 shkurt, qytetarë të shumtë dolën në sheshet e Prishtinës për të festuar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Një person mban një balonë me hartën e Kosovës.
Një fëmijë i vogël, me veshje kombëtare, në sheshin e Prishtinës.
Një djalë me tupan duke krijuar atmosferë festive për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Një person me bluzë ku shkruan Kosova, teksa kalon në sheshet e Prishtinës.
Sheshet, por edhe rrugët e tjera kryesore, u stolisën me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në sheshet e Prishtinës, më vonë gjatë 17 shkurtit do të organizohet edhe një koncert.
Një veturë e stolisur me flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë duke kaluar nëpër një rrugë në Prishtinë.
Obelisku New Born, këtë vit është pikturuar me pamje të qyteteve të ndryshme, si simbolikë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Flamuj të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të vendosura në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Disa fëmijë të veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Një vajzë e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, doli të festojë 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në sheshet e Prishtinës, përveç flamujve të Kosovës, u vendosën edhe flamuj të SHBA-së, Britanisë dhe Shqipërisë.
Një vajzë me flamurin e Kosovës dhe kapelë ushtarake duke ecur në sheshet e Prishtinës.
Një grua me shall me flamurin e Kosovës.